Aliu për situatën me vërshimet: Ministria e Mjedisit po përgatit hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas reshjeve të pa ndërprera dhe vërshimeve eventuale ka thënë se ky dikaster është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat





Ministria është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat.

Kjo në mënyrë që në situata të tilla “të jemi shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojmë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjashme”.

Kështu ka thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas reshjeve të pa ndërprera dhe vërshimeve eventuale.

“Zyrtarë nga kjo ministri kanë dal në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë vizituar rrjedhjet lumore në komunën e Rahovecit, dhe sipas analizës në terren, rezultateve nga stacionet hidrometeorologjike, inçizimeve dhe matjeve, gjendja e rrezikshmërisë nga vërshimet në këtë zonë nuk është alarmante”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ndërkaq, të hënën e 21 nëntorit Aliu ka theksuar se është planifikuar që të vizitohet komuna e Pejës, Mitrovicës e Istogut.

“Jemi të angazhuar që të marrim masa konkrete përmes investimeve në infrastrukturë, që të jemi më të gatshëm për të përballuar përmbytjet që me siguri do të vijnë edhe në të ardhmen”.

“Ekipet kompetente të menaxhimit të emergjencave në bashkëpunim me komunat, që nga orët e hershme të mëngjesit do të jenë në terren për të reaguar për çdo rast të evidentuar”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika