Aliu rizgjidhet kryetar i AKK-së, zgjerohet edhe Bordi 

Më 16 prill, Kuvendi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka zhvilluar punimet e tij, ku nga 129 delegatë kanë marrë pjesë 98 prej tyre.

Gjatë këtij procesi, kryetari aktual i AKK-së, Agim Aliu, është rikonfirmuar edhe njëherë në krye të Asociacionit.

Për herë të parë, punimet e Kuvendit janë transmetuar drejtpërdrejt në mediumin publik të Republikës së Kosovës, një hap që është vlerësuar si rritje e transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve.

Në kuadër të vendimeve të miratuara, Kuvendi ka aprovuar edhe zgjerimin e Bordit të AKK-së nga 7 në 9 anëtarë.

“z.Agim Aliu është ri-zgjedhur Kryetar i AKK-së, duke marrë besimin e delegatëve për të vazhduar drejtimin e Asociacionit në mandatin e ardhshëm.

Kuvendi ka miratuar gjithashtu vendimin për zgjerimin e Bordit të AKK-së nga 7 në 9 anëtarë, me qëllim rritjen e përfaqësimit dhe balancës politike.
Përfaqësimi në Bordin e AKK-së do të jetë si vijon:
• 3 kryetarë komunash nga Lëvizja Vetëvendosje
• 2 kryetarë komunash nga PDK
• 2 kryetarë komunash nga LDK
• 1 kryetar komune nga AAK
• 1 kryetar komune që përfaqëson komunitetin serb
Ky proces dëshmon përkushtimin e AKK-së ndaj parimeve demokratike, transparencës dhe përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës të komunave të Republikës së Kosovës.
AKK mbetet e përkushtuar të jetë zëri i fuqishëm i komunave dhe partner i besueshëm në zhvillimin e demokracisë lokale”, thuhet në njofitm.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika