Aliu thotë se kompania private ka importuar lëndë të parë nga Serbia, jo Ministria që ai e drejton

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për lajmin se Ministria e tij është përfshirë në importimin e lëndës së parë nga Serbia, e ka quajtur dezinformatë, duke theksuar se këtë e ka bërë një kompani private

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar përfshirjen e Ministrisë së tij në importin e lëndës së parë nga Serbia, duke theksuar se kjo është kryer nga një kompani private.

Aliu ka theksuar se Ministria e tij nuk ka asnjë mundësi ligjore që të ndërhyjë, apo të monitorojë e të ndalojë kompanitë private për lëndën e parë që ato importojnë.

“Lajmi se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka importuar shtylla prej Serbisë është dezinformatë. Ministria nuk ka asnjë mundësi ligjore që të ndërhyjë, apo të monitorojë e të ndalojë kompanitë private për lëndën e parë që ato importojnë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Duke sqaruar rolin e Ministrisë, ai ka shtuar se ajo vetëm mbikëqyr konkursin, projektimin, punimet, cilësinë e realizimit dhe kohën, por nuk përcakton, as nuk merr raportim e informim se prej nga vjen lënda e parë që e përdorin kompanitë private të kontraktuara.

Sipas tij, rregullimi i kësaj pjesëje bëhet vetëm nga ligjet dhe marrëveshjet në fuqi që tregojnë se cilat importe lejohen dhe cilat jo.

“Ministria mbikëqyr konkursin, projektimin, punimet, cilësinë e realizimit dhe kohën, mirëpo Ministria as nuk e përcakton, e as nuk merr raportim e informim se prej nga vjen lënda e parë që e përdorin kompanitë private të kontraktuara. Ajo pjesë rregullohet vetëm nga ligjet dhe marrëveshjet në fuqi që tregojnë se cilat importe lejohen e cilat jo”, ka shkruar tutje ai.

Në lidhje me pretendimet për “favorizim të produkteve serbe”, ministri Aliu ka theksuar se Ministria përcakton specifikacionet teknike dhe dimensionet e produkteve, por ka një ligj të caktuar që ndalon favorizimin e një produkti apo prodhuesi të veçantë.

Gjithashtu ai ka theksuar se as Ministria dhe as ai personalisht nuk dëshirojnë që furnizimi për lëndën e parë të bëhet nga Serbia për asnjë produkt, veçanërisht nëse ka mundësi të sigurohet produkti nga vendet tjera.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika