Alkooli dhe parandalimi i drogës

Humbni punën tuaj, humbni familjen, fëmijët tuaj dhe shtëpinë e mbi të gjitha drejtimin e jetës të cilin e keni pasur dikur. Droga dhe alkooli mund të shkatërrojnë jetën tuaj

Alkooli dhe parandalimi i drogës
Alkooli dhe parandalimi i drogës

Kjo është arsyeja pse specialistja amerikane e edukimit, Tracey Thornton, thotë se është shumë e nevojshme që të flisni me fëmijët tuaj sa më parë për rreziqet nga alkooli dhe droga.

Por cila është mosha kur duhet të bashkëbisedohet me fëmijet për këto tema?

“Zakonisht nga mosha e klasës së pestë ata tashmë janë ekspozuar dhe e dinë për këtë, kështu që sa më herët aq më mirë.”

Nëse një i dashur është pijanec, është e rëndësishme të kontrolloni dhe të siguroheni që nuk po eskalon me gjendjen e tij.

“Nëse është duke penguar stilin e tyre të jetesës, nëse sjellja e tyre po ndryshon, ata kanë filluar të sillen si një person tjetër, ata po humbasin interesin për gjërat për të cilat duan të kenë interes ose po ndikon në marrëdhëniet e tyre, atëherë duhet të merren veprimet.”

Thornton thotë se varësia është një sëmundje, jo një çrregullim.

Alkooli dhe parandalimi i drogës
Alkooli dhe parandalimi i drogës

“Disa mite të zakonshme rreth alkoolit dhe drogës janë se nëse keni vullnet të mjaftueshëm, mund të ndaloni, nuk keni nevojë për ndihmë”.

”Kjo nuk është e vërtetë, ai pengon trurin tuaj, ndryshon metabolizmin tuaj, ndryshon mënyrën se si truri juaj është i lidhur, kështu që njerëzit kanë absolutisht nevojë për ndihmë”.

Sipas saj, dikush nuk ka nevojë të arrijë fundin për të marrë ndihmë.

“Sa më shpejt, aq më mirë. Do të jetë shumë më e lehtë nëse e filloni atë proces rikuperimi në fillim dhe në fund.”

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika