“All of Those Voices” i këngëtarit Louis Tomlinso së shpejti në kinematë e botës

“All of Those Voices” dokumentari i këngëtari britanik, Louis Tomlinson, me 22 mars do të shfaqet në të gjitha kinematë e botës

Këngëtari britanik, Louis Tomlinson, po ia prezanton botës një anë të tij të re përmes dokumentarit të titulluar, “All of Those Voices”, i cili e shënoi premierën në Londër.

Në këtë ngjarje ai shoqërohej edhe nga anëtari tjetër i bendit “One Direction”, Liam Payne, i cili e mbështeti mikun e tij mbi qilim të kuq.

Në një pjesë të trailerit, Tomlinson flet për ditët e tij si anëtarë i grupit rekordthyes “One Direction”, dhe faktin se është pjesëtari me më së shumti këngë të shkruara për grupin e famshëm anembanë botës.

“Krejt papritur, ndihesha se po e kontrolloja karrierën time muzikore. Dy vitet e para, nga themelimi i grupit, më dukej sikur nuk isha vetvetja dhe nuk kisha ndonjë ndikim të madh në grup. Kur mendoj se sa krenar jam për ‘One Direction’, mendoj për të gjithë anëtarët. Por, nëse më pyet se çfarë më bënë krenar si individ, si pjesëtar i atij bendi, atëherë do të thosha definitivisht se ndihem krenar për faktin se i kam shkruar shumicën e teksteve të këngëve tona që përfunduan duke u shndërruar në hite anembanë globit. Kjo më bënë të ndihem i rëndësishëm për bendin dhe kjo është e gjitha që e dëshiroja”, ka thënë Tomlinson.

Dokumentari vjen me regji të Charlie Lightening dhe fokusohet në jetën e Tomlinsonit dhe rrugëtimin e tij muzikor. Ai kompletohet me video të papara më herët nga jeta familjare e këngëtarit, dhe xhirime nga prapaskenat e turneut botëror të vitit 2022.

“All of Those Voices” lansohet nëpër kinema më 22 mars.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika