Alonso pas humbjes City-t: Jam i bindur se mund ta kthejmë situatën

Pas humbjes 2-1 ndaj Manchester City në Champions League, trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, foli në konferencën për shtyp duke shprehur optimizëm dhe mbështetje për skuadrën.

“Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar. Filluam siç dëshironim, por kur nuk je në momentin më të mirë emocional, ata morën epërsinë në 10 minuta me shumë pak përpjekje. Megjithatë, skuadra vazhdoi të përpiqet deri në fund, edhe me të gjitha vështirësitë që kemi – dëmtime dhe lojtarë që japin maksimumin”, tha Alonso.

Ai shtoi “Qëllimi ynë është të jemi më të qëndrueshëm në performancë. Sot kemi pasur përqendrim, ritëm dhe raste, dhe deri në fund lojtarët dhanë gjithçka. Tani duhet të shohim përpara.”

Trajneri gjithashtu lavdëroi Rodrygo-n, “Më pëlqeu paraqitja e Rodrygos, sidomos cilësia e tij individuale dhe goli që shënoi, i cili ishte shumë i rëndësishëm për të.”

Duke folur për ndjeshmërinë e momentit, Alonso tha “A është kjo një pikë kthese? Koha do ta tregojë, emocionet dhe rezultati janë ende shumë të freskët, por jam i bindur se mund ta kthejmë situatën.”

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika