Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili ndodhet para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, ka shprehur krenarinë e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për ish-krerët e saj.
Ai ka thënë se mbështetja e qytetarëve është e madhe, duke theksuar se përmes saj synohet të tregohet vlera që, sipas tij, ka pasur UÇK-ja.
“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve…Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.