Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe aktualisht trajner në akademinë e klubit, Álvaro Arbeloa, ka dhënë një mesazh të fortë për skuadrën madrilene, duke theksuar mungesën e përkushtimit fizik dhe intensitetit në lojë.
Në një deklaratë të cituar nga gazetari Fabrizio Romano, Arbeloa është shprehur i shqetësuar për faktin se skuadra e Real Madridit po vrapon më pak se kundërshtarët.
“Më dhemb të shoh që të gjitha ekipet vrapojnë më shumë se ne. Duhet të vrapojmë më shumë… ky është Real Madridi”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se futbolli modern kërkon shumë më tepër sesa vetëm cilësi teknike.
“Duhet të vrapojmë më shumë, na duhet presing dhe mbrojtje. Talenti i vetëm nuk është më i mjaftueshëm dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë. Kjo është ajo që përfaqëson Real Madridi prej gjithmonë”.
Në fund, Arbeloa dha edhe një mesazh simbolik për identitetin e klubit, duke nënvizuar rëndësinë e sakrificës në fushë.
“Real Madridi nuk është ndërtuar nga lojtarë që zbresin në fushë sikur të jenë me kostum. Real Madridi do të thotë lojtarë që e përfundojnë ndeshjen me fanellën plot djersë, përpjekje dhe sakrificë”.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur Real Madrid është nën presion për të përmirësuar paraqitjet dhe për të rikthyer dominimin në fushë.