Ambasada Amerikane dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave

Ambasada Amerikane në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë një ushtrim të përbashkët në shkallë të gjerë të premten, më 12 dhjetor, nga ora 15:00 deri në 21:00.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky ushtrim do të përqendrohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndëragjencor dhe procedurat e reagimit ndaj emergjencave, njofton Dukagjini.

“Është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme. Ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh kryejnë ushtrime me qëllim përgatitjen e punonjësve për emergjenca natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Në përgjithësi, këto arrihen përmes ushtrimeve të brendshme në tavolinë ose në shkallë të vogël”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Tutje, Ambasada Amerikane vlerëson se bashkëpunimi dypalësh midis Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi unike për të zhvilluar një ushtrim të përbashkët, në shkallë të gjerë dhe me veprim të drejtpërdrejtë për menaxhimin e krizave në Kosovë.

Mes tjerash, si pjesë e këtij ushtrimi paralajmërohet se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut, përdorim të mundshëm të sirenave e altoparlantëve dhe gjithashtu prani të shtuar të personelit të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane.

“Ambasada Amerikane thekson se ky është vetëm një ushtrim, jo një përgjigje ndaj një incidenti të vërtetë. Ne i kërkojmë publikut mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre dhe të ndjekin çdo udhëzim të dhënë nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika