Ambasada amerikane në Kosovë, në shenjë solidarizimi me vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur flamurin amerikan në gjysmështizë, për t’i nderuar viktimat e tërmetit të ndodhur Sirinë dhe në Turqinë.

Më tej, Ambasada amerikane ka theksuara se këtë vendim e ka bërë që t’i bashkëngjitet Qeverisës së Kosovës, duke e ulur flamurin në gjysmështizë.

“Në njohje të deklaratës së presidentes Osmani, se sot është ditë zie për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë, në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”, ka thuhet në njoftimin e Ambasadës.

In recognition of President Osmani's declaration that today is a day of mourning for victims of the earthquakes in Turkiye and Syria, we joined the Government of Kosovo in lowering our flag to half-mast in respect and remembrance for those who have died due to this tragic event. pic.twitter.com/XLmMgsPFsC

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 8, 2023