Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në X pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe atyre shqiptare.
“Nën vëzhgimin e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në kompleksin e Regjimentit të Forcave Speciale të Zall Herrit këtë muaj”.
Nga stërvitjet e vazhdueshme që kanë kryer dy vendet, është vënë në dukje synimi për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve./Euronews.al
Under the observation of United States Special Forces instructors, the Albanian Special Forces operators conducted an intensive movement and reconnaissance exercise at Zall Herr Special Forces Regiment compound this month. 1/2 pic.twitter.com/vi9JLg7Oar
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) April 27, 2026