Ambasada amerikane përkujton 11 shtatorin: Mirënjohës popullit të Kosovës, nuk do të harrojmë kurrë

"I jemi thellësisht mirënjohës popullit kosovar dhe partnerëve në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit".

Ambasada Amerikane në Kosovë njoftoi se e ngarkuara me punë, Anu Prattpati, mori pjesë sot në ceremoninë e përkujtimit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ambasada theksoi mirënjohjen e thellë ndaj popullit kosovar për mbështetjen e tij të vazhdueshme në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e demokracisë.

“Sot, e ngarkuara me punë, Anu Prattpati iu bashkua ceremonisë së përkujtimit në 23 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. I jemi thellësisht mirënjohës popullit kosovar dhe partnerëve në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekje të një bote të drejtë dhe paqësorë. Nuk do të harrojmë kurrë”, thuhet në njoftim.

Prattpati së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua pranë pllakës memoriale që ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës, e cila u vendos në vitin 2019 për të nderuar kujtimin e afër 3,000 viktimave të asaj dite tragjike.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika