Ambasada amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve apo ndërhyrja në lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike

Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Në një postim në Twitter të ambasadës thuhet se sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore demokratike.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike”, thuhet në reagim.

Sipas ambasadës, media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci.

Në anën tjetër, Syla në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se personat që e sulmuan atë janë “islamikë fanatikë”.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmu, shpejt e shpejt ka ndodhë edhe kanë ikë” – ka thënë ai për RTV Dukagjin.

Syla është pyetur nga gazetari Bekim Ibishi se pse mendon se ka ndodhur ky sulm, mirëpo kësaj pyetjeje nuk i është dhënë përgjigje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë tre personat, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, në mbrëmjen e së martës.

Të arrestuarit, sipas Prokurorisë, janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe dyshohen se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’’.

Siç njofton Prokuroria, të dyshuarit do të dërgohen në mbajtje dhe ndaj tyre do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit brenda afateve ligjore.

Syla ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët, sipas tij, ishin fanatikë fetarë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika