Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur mirënjohje për shërbimin e atasheut të mbrojtjes, kolonelit AJ Berg, duke vlerësuar kontributin e tij në Kosovë dhe në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe SHBA-së.
Përmes një njoftimi publik, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se koloneli Berg është nderuar për angazhimin e tij dhe për punën e ekipit të tij në forcimin e partneritetit të sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.
“Jemi të nderuar që atasheu ynë i mbrojtjes, koloneli AJ Berg, u njoh për shërbimin e tij në Kosovë dhe kontributin e ekipit të tij në bashkëpunimin e mbrojtjes SHBA-Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.