Ambasada britanike kërkon rikthimin e serbëve në drejtësi

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe ka kërkuar riintegrimin e përfaqësuesve të komunitetit serb në institucionet e drejtësisë.

Ambasada britanike, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka rikujtuar se ka mirëpritur Marrëveshjen për Drejtësi të vitit 2015, përmes së cilës strukturat e drejtësisë në veriun e Kosovës u integruan në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm të komunitetit serb të Kosovës, njofton Dukagjini.

Sipas Ambasadës, dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 përbënin një hap prapa, i cili dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 i kemi konsideruar si një hap prapa, që dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ambasada britanike theksoi gjithashtu se përfshirja e të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë është e rëndësishme për rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

“Ne e kemi mirëpritur reagimin e kahershëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë ndaj sistemit të drejtësisë, dhe për këtë arsye jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada përfundoi duke bërë thirrje për integrimin e komunitetit shumetnik në institucionet e drejtësisë.

“Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të forcohet besimi i publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”,thuhet në deklaratë.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika