Ambasada Britanike mirëpret emërimin e Zejnulla Gashit: Të forcojë sundimin e ligjit e luftën kundër korrupsionit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka mirëpritur emërimin e Zejnulla Gashit në detyrën e kryeprokurorit të Shtetit, pas një periudhe disavjeçare pa një drejtues të emëruar në këtë pozitë.

Në reagimin e saj, Ambasada i ka uruar Gashit suksese në zbatimin e reformave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.

Po ashtu, kjo ambasadë ka theksuar që Prokuroria e Shtetit të ushtrojë funksionet e saj në mënyrë efektive dhe efikase, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve.

“Mirëpresim emërimin e një Kryeprokurori të ri të Shtetit pas një ndërprerjeje që zgjati disa vjet. I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të zhvillohet si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës, që ushtron funksionet e tij prokuroriale në mënyrë efektive dhe efikase, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, thuhet në reagim.

Të fundit nga rubrika