Ambasada britanike mohon se propozoi Feride Rushitin për presidente

Derisa procesi i ri zgjedhor të përgatitet, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka kërkuar nga partitë politike që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe me respekt ndaj njëra-tjetrës. Gjithashtu, ambasada mohoi se ka qenë kërkesë e saj kandidimi për presidente i aktivistes Feride Rushiti

Aktivistja Feride Rushiti doli mbrëmë në konferencë për media pak pas mesnatës pasi nuk arriti të zgjidhej presidente.

Qëllimi i kandidimit të saj tha se ishte nxjerrja e vendit nga ngërçi politik dhe se për këtë deklaroi se pranoi shumë kërkesa, përfshirë edhe nga partnerët ndërkombëtar.

Specifikisht, Rushiti përmendi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Mirëpo, në një përgjigje për Dukagjinin, Ambasada ka mohuar pretendimin e Rushitit.

“Është rol ekskluziv i partive politike që të diskutojnë dhe të nominojnë kandidatët e mundshëm për zgjedhje. Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë rol në propozimin apo mbështetjen e ndonjë kandidati të veçantë në Kosovë dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë”, thuhet nga ambasada.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda 45 ditësh, por deri atëherë, ambasada kërkon maturi nga partitë politike.

“Ashtu si në zgjedhjet e tjera të fundit, ne vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha partitë që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, si dhe ta zhvillojnë fushatën në mënyrë konstruktive dhe me respekt”.

Kurse ambasada e Gjermanisë ka shprehur keqardhje që Kosova do të humbë sërish kohë në procesin e saj integrues.

“Gjermania mbetet një mike e afërt dhe partnere e përkushtuar për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. Përparimi në këtë rrugë kërkon institucione plotësisht të mandatuara, funksionale, stabile dhe efektive. Në këtë kontekst, është për të ardhur keq që po humbet kohë e çmuar për shkak të një raundi tjetër zgjedhjesh parlamentare”.

Në të njëjtën kohë, Ambasada thekson se është e rëndësishme që një proces i tillë parashihet nga Kushtetuta e Kosovës.

Në përgjigjen për Dukagjinin, ambasada thotë se tani prioritet duhet të jetë që të gjitha hapat e nevojshëm të iniciohen dhe të zbatohen pa vonesa, në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese.

Radoniqi në presidencë, thotë se nuk diskutoi për buxhet me Haxhiun

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika