Ambasada britanike në Kosovë organizon festën për ditëlindjen zyrtare të Mbretit Charles III

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka organizuar mbrëmjen e së enjtes pritjen tradicionale me rastin e ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve, partnerë dhe miq të Britanisë nga e gjithë Kosova.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se ceremonia u frymëzua nga traditat britanike, ku të ftuarit patën mundësinë të shijonin tortën e preferuar me fruta të Madhërisë së Tij, të përjetonin simbolikisht atmosferën e ballkonit të Pallatit Buckingham dhe të ndiqnin një shfaqje fishekzjarrësh të shoqëruar me muzikë të kompozuar posaçërisht për një spektakël mbretëror fishekzjarrësh gati tre shekuj më parë.

“Ishte kënaqësi të organizonim festën tonë vjetore për ditëlindjen e Mbretit, për të shënuar ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Duke u mbështetur në traditat e mëdha britanike, mysafirët tanë shijuan tortën e preferuar me fruta të Mbretit, përshëndetën nga ballkoni i Pallatit Buckingham dhe ndoqën fishekzjarrë të shoqëruar me muzikë të krijuar posaçërisht për një shfaqje mbretërore fishekzjarrësh afro tre shekuj më parë”, thuhet në njoftim.

Ambasada theksoi se aktiviteti u organizua sipas modelit të festave mbretërore në kopshte, të cilat në Mbretërinë e Bashkuar bashkojnë njerëz nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

“Ne ishim krenarë që mirëpritëm miqtë dhe partnerët tanë të çmuar nga e gjithë Kosova për të festuar gjithashtu miqësinë e veçantë dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika