Ambasada britanike: Politikanët e Kosovës të punojnë urgjentisht për zhbllokimin e situatës në Kuvend

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me krizën institucionale dhe mosfunksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet forcave politike.

Në njoftimin e saj, ambasada thekson se Kuvendi është zemra e demokracisë, pasi mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që e çon përpara shoqërinë dhe ekonominë.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson legjislacionin që mund ta çojë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit”, thuhet në reagim.

Ambasada britanike vlerëson se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi politikanët e Kosovës dhe jo mbi sistemin institucional të vendit.

“Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Ata tani urgjentisht duhet të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut paqësor dhe negociatave, për të mirën e popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika