Ambasada e Amerikës furnizon me inventarë shkollorë gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për gjimnazin "Ahmet Gashi" në Prishtinë, ku ka treguar se sot kanë pranuar një donacion nga Ambasada e Amerikës. Ky donacion synon të furnizojë shkollën me inventar shkollor të nevojshëm për të siguruar një mjedis edhe më të përshtatshëm për mësimdhënie

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se sot kanë pranuar një donacion nga Ambasada e Amerikës për të furnizuar me inventarë shkollorë gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

“Sot e pranuam donacionin nga Ambasada amerikane për të furnizuar me inventarë shkollorë gjimnazi i Shkencave Shoqërore ‘Ahmet Gashi’ – Prishtinë”, ka shkruar Musmurati.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se i gjithë objekti i kësaj shkolle do të renovohet vitin e ardhshëm me anë të financimit nga Ambasada amerikane.

“Gjithashtu pranuam edhe lajmin e mirë që edhe renovimi i tërësishëm i objektit të shkollës do të fillojë vitin e ardhshëm, me financim të Ambasadës amerikane. Mezi po e presim shtatorin”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika