Ambasada e Amerikës organizon festë për nderë të 15 vjetorit pavarësisë së Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë Jeff Hovenier, ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter postim ku ka thënë se për nderë të pavarësisë së Kosovës 15 vjetorit ata kanë mbajtur një performancë nga Banda e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë. Më tej, Hovenier ka treguar se ka dalë në […]
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë Jeff Hovenier, ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter postim ku ka thënë se për nderë të pavarësisë së Kosovës 15 vjetorit ata kanë mbajtur një performancë nga Banda e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë.
Më tej, Hovenier ka treguar se ka dalë në skenë nga ku e ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
“Sot në mbrëmje festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hovenier.
“Me një pritje dhe performancë nga Banda e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, madje pata rastin të ngrihesha në skenë për pak! Urime Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë”, ka shtuar ai.
This evening, we celebrated Kosovo’s Independence Day at @USEmbPristina with a reception and performance by the U.S. Air Forces in Europe Band, and I even had the chance to get up on stage for a bit! Congratulations to Kosovo for 15 years of independence. 🇺🇸 🤝 🇽🇰 pic.twitter.com/IKo5XUgne7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 14, 2023















