Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se sot qëndrojnë me familjarët e të zhdukurve, e të cilët ende pas dy dekadash nuk dinë asgjë lidhur me të afërmit e tyre

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka reaguar lidhur me  ditën kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi të ambasadës, thuhet se sot qëndrojnë me familjarët që akoma nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.

Më tej thuhet se prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve që parashikojnë mbylljen e familjarëve të të zhdukurve.

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe mbyllja për më të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me familjarët që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve që parashikojnë mbylljen e familjarëve të të zhdukurve”, thuhet në postim.

Lidhur me këtë temë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ende “fle” mbi varrezat masive dhe refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për të zhdukurit.

Kujtojmë që janë mbi një mijë e 600 shqiptarë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, e ku shumica prej tyre janë fëmijë.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika