Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada u ka përcjellë urimet e saj të gjithë qytetarëve që e festojnë këtë festë në Kosovë.

“Gëzuar Pashkët Ortodokse për të gjithë ata që festojnë në Kosovë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.