Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

“Me Kosovën formalisht si shtet i pavarur dhe marrëdhëniet diplomatike të vendosura, hapi tjetër ishte që kjo marrëdhënie të reflektohej në prezencën tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë u ndryshua dhe titulli i tij u bë Ambasadë e SHBA-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Kujtojmë se ky ndryshim erdhi pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara një ditë më vonë, më 18 shkurt 2008.

Ambasada e konsideron këtë moment historik një hap kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe forcimit të lidhjeve ndërkombëtare, duke reflektuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj zhvillimit të vendit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika