Ambasada e SHBA-së: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës me mundësi të humbura

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, pret që Kosova të formojë shpejtë institucionet e reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

Misioni diplomatik, tha për Kallxo.com se ngërçi politik po i kushton Kosovës me humbje të mundësive.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”- thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Udhëheqësit politikë të Kosovës, sipas Ambasadës amerikane duhet të punojnë së bashku për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qytetarët e Kosovës presin nga liderët e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit” – thekson kjo ambasadë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Zgjedhja e presidentit të rimbetet një nga sfidat më të mëdha pas përfundimit të procesit zgjedhor. Derisa disa parti janë në pritje të certifikimit të rezultatit zgjedhor për të hapur diskutimet e brendshme, ka nga to që hyjnë në këtë proces me emër konkret. Nëse Kuvendi konsituohet shpejt, deputetët e rinj do të kenë 60 ditë afat për ta zgjedhur kreun e vendit.

Ndërkohë, rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme tregojnë se asnjë subjekt politik nuk ka dalë me fuqi të mjaftueshme për t’i ndërtuar i vetëm institucionet e reja, ndërsa zgjedhja e presidentit shihet si sfida kryesore që do të kërkojë marrëveshje ndërmjet partive.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika