Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Përmes një postimi, Ambasada amerikane tha se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut dhe përsëriti thirrjen që përgjegjësit për sulmin të japin llogari para drejtësisë.
“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Përsërisim thirrjen tonë autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij