Ambasada e SHBA-së: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë tërheqjen e kryetarëve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka konfirmuar se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga Qeveria. Këtë e ka thënë për KlanKosova zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, lidhur me procesin që ka të bëjë me […]
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka konfirmuar se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga Qeveria.
Këtë e ka thënë për KlanKosova zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, lidhur me procesin që ka të bëjë me katër kryetarët e komunave veriore.
Zëdhënësja Judd ka thënë se Ambasada respekton sundimin e ligjit në Kosovë dhe ka theksuar se kjo e drejtë e veçantë për qytetarët është pjesë e procesit demokratik dhe ligjor.
“Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një proces demokratik dhe ligjor”, thuhet në përgjigjen e saj.
“Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive t’i ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”, ka thënë tutje ajo.















