Ambasada e SHBA-së thotë se pëlqimi në Twitter nuk është bërë qëllimisht

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dhënë sqarim lidhur me pëlqimin e një postimi në Twitter, ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Siç thuhet në këtë sqarim, pëlqimi "nuk është bërë qëllimisht"

Flamuri i SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me një sqarim lidhur me pëlqimin që i ka bërë një postimi në Twitter, në të cilin Aleksandër Vuçiq ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Në sqarimin e Ambasadës thuhet se postimi nuk është pëlqyer qëllimisht, dhe thuhet se janë duke e shqyrtuar situatën për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Ndër të tjera, Ambasada ka theksuar se kur ka një pozicion e shpreh përmes deklaratave zyrtare, jo nga ‘Like-t’.

“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës së SHBA-së nuk ka ‘pëlqyer’ qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Ne po shqyrtojmë situatën për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Siç u theksua më parë: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare – jo nga një ‘like’ e mediave sociale”, thuhet në deklaratë.

Ambasada në postimin e saj ka thënë se kundërshtohet çdo përpjekje që synon të cenojë pavarësinë e Kosovës.

“Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Ambasada në Twitter, duke theksuar se pavarësia është fakt dhe qëllimi i tyre është mbështetja e Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka theksuar Ambasada e SHBA-së.

Ndryshe, profili në Twitter i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka pëlqyer një postim në të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës të mërkurën në mbrëmje.

Por, një ditë më pas, të enjten e 5 janarit, Ambasada e ka hequr pëlqimin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika