Pas deklaratave të udhëheqësve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese të dielën, Ambasada Gjermane në Prishtinë ka bërë thirrje që politika të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit.

Në reagimin e saj të hënën, ambasada theksoi rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor si themel i sundimit të ligjit dhe u bëri thirrje të gjithë akterëve politikë dhe institucioneve të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke u përmbajtur nga çdo presion apo sulm personal.

“Ambasada Gjermane në Prishtina thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale” thuhet në reagim