Aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara për katërshen e UÇK-së, e komentoi edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas tij, dënimet e fundit në Hagë kanë të bëjnë me “krime individuale”.
Një deklaratë si kjo nxiti më pas reagime nga anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kaq lirshëm për këtë temë, të paktën jo këtë të mërkurë, nuk foli ambasadori i një shteti tjetër, atij të Francës, Jean-François Huchet.
Diplomati francez nuk u përgjigj në pyetjen e Dukagjinit sa i përket mendimit që ka mbi aktgjykimin dënues.
“Jo më vjen keq, jam duke hyrë në konferencë”.
Njëlloj, pyetjes iu shmang edhe ambasadori austriak në Kosovë, Georg Schnetzer.
“Nuk është temë e kësaj konference. Më vjen keq, jo në këtë ambient”.
Këto deklarime dyshja i dha duke hyrje në një aktivitet që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë./TVDUKAGJINI