Ambasadorët e opozita pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri të vendit
Situata e krijuar në veri të Kosovës, sot i ka bërë bashkë krerët më të rëndësishëm të shtetit. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u takua me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti e ushtruesin e drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti. Atij takimi iu shtua edhe i pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. […]





Situata e krijuar në veri të Kosovës, sot i ka bërë bashkë krerët më të rëndësishëm të shtetit.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u takua me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti e ushtruesin e drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.
Atij takimi iu shtua edhe i pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Detaje nuk dhanë por ai vjen në vazhdën e deklaratëve të Presidentes Osmani që tha se është çështje ditësh kur do të merret vendimi për zgjedhjet pas konsultimit me organet e sigurisë dhe KQZ-në.
Shtyrjen e zgjedhje po e përkrah opozita. Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së tha se Presidentja po bëhet pjesë e gabimeve të kryeministrit.
“Ajo së pari nuk është dashtë t’i shpallë zgjedhjet pa konsultë paraprake me amerikanët e me ambasadorët e Quintit e me institucione tjera të sigurisë e jo në fund pastaj e jo në fund pastaj të kërkoj një dalje kështu që jam mirënjohës Ambasadorit të Amerikës që po na qet edhe një herë nga kjo krizë sepse presidentja jonë ka dështuar”, deklaruar Ramush Haradinaj – AAK.
E një palë zgjedhje në këtë kohë, sipas Hisen Berishës nga PDK, janë një imitim i politikës së Serbisë të viteve 90-ta.
“Atje nuk ka situatë stabile me mbajt zgjedhje, çka po dojmë me bo na me shkua atje! Me imitua Milosheviq-in? Jo. Kemi bo gjithë atë sakrificë për 20 vite, me i integruar gjithë ata qytetar dhe me qenë pjesë e institucioneve”, ka theksuar Hisen Berisha – PDK.
Por, një mendim ndryshe e ka deputeti i mazhorancës, Mefail Bajqinovci.
“Unë mendoj që nuk duhet tash për shkak të disa kriminelëve të shtyhen këto zgjedhje. Tash në fund vendosin institucionet e sigurisë për hapat të cilat duhet të ndërmerren por zgjedhjet duhet të mbahen”, ka thënë Mefail Bajqinovci – LVV.
Shtyrjen e zgjedhjeve të 18 dhjetorit në veri e kanë kërkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i Gjermanisë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit.




















