Ambasadorët e vendeve të QUINT-it këtë të hënë janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Siç ka raportuar KALLXO.com, takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it tashmë ka përfunduar.

Megjithatë, ende nuk dihet se cila ishte tema e diskutimit në këtë takim.

Për detajet nga ky takim, Dukagjini ka kontaktuar Zyrën e Kryeministrit, por ende nuk ka marrë një përgjigje.