Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit
Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it, i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, gjenden në Qeverinë e Kosovës. Ata po mbajnë takim me kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e fundit në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur nga një grup terrorist, i cili është […]
Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it, i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, gjenden në Qeverinë e Kosovës.
Ata po mbajnë takim me kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e fundit në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur nga një grup terrorist, i cili është vendosur në Manastirin në Banjskë dhe rreth tij, e të cilët janë të rrethuar nga Policia e Kosovës.
Derisa kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje që të dorëzohen.
Policia e Kosovës, referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak).
Policia fton të gjithë qytetarët që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, si dhe t’i shmangin daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë./KP















