Ambasadorët evropianë për sulmin në Banjskë: Kryerësit të sjellën para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, thonë se po presin që përgjegjësit e sulmit në Banjskë, të sillen para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, thonë se po presin që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë, të sillen para drejtësisë.

Në një intervistë të përbashkët në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ambasadori gjerman ka theksuar se po presin që përgjegjësit Millan Radojçiq të mos i jepet imunitet.

Teksa e quan sulm të tmerrshëm atë që ndodhi më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, Rohde thotë se kjo është edhe arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë.

Ai ka thënë se ky është një sinjal i qartë se nuk do të qëndrojnë anash.

Përgjegjësi ka thënë se është përgjegjës, Millan Radojçiq, ne jemi duke pritur që të mos i jepet imunitet dhe do të vazhdojmë të parashtrojmë pyetje rreth kësaj… kur është fjala për situatën këtu në Kosovë që ne e dimë ka qenë një sulm i tmerrshëm dhe kjo është arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë dhe të dërgojë një sinjal të qartë rajonit që nuk do të qëndrojmë anash kur ka të bëjë për paqe dhe kur kërcënohet stabiliteti. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen vende të BE-së…”, u shpreh Rohde.

Në anën tjetër, ambasadori i Francës e ka quajtur të papranueshëm sulmin në Banjskë teksa ka thënë se Franca e dënon këtë sulm.

“Sulmi në Banjskë është i papranueshëm dhe autoritetet franceze e kanë dënuar këtë sulm dhe ne ambasadorët tjerë kemi marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të rreshterit policor, jemi duke pritur të sjellën para drejtësisë kryesit e këtij sulmi dhe presim përgjigje nga Serbia”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika