Ambasadorët kritikojnë klasën politike pas dështimit të 52-të për konstituimin e Kuvendit
Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i 52-ti me radhë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ambasadorët në Prishtinë kanë shprehur zhgënjim për krizën e vazhdueshme institucionale. Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, deklaroi nga holli i Kuvendit se kjo situatë përbën një “fatkeqësi” dhe theksoi se klasa politike është duke dështuar […]
Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i 52-ti me radhë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ambasadorët në Prishtinë kanë shprehur zhgënjim për krizën e vazhdueshme institucionale.
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, deklaroi nga holli i Kuvendit se kjo situatë përbën një “fatkeqësi” dhe theksoi se klasa politike është duke dështuar përballë qytetarëve.
“Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve”, ka thënë Rohde.
Rohde e cilësoi edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme si një “karton të kuq”.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, i cili kërkoi urgjentisht formimin e institucioneve të reja.
“Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë. Kosovës i duhet një qeveri e re, një qeveri e re që do ta ndërtojë urën e re – një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe Brukselit”, ka thënë Orav.















