Ambasadori amerikan Hovenier vizitë në Devolli Corporation, lavdëron sukseset e Comoditas

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se ka vizituar sot fabrikën e njohur të dyshekëve, Comodita, në qytetin e Gjakovë.

Hovenier është fascinuar me punën që zhvillon, Comodita, si eksportuesi numër një i dyshekëve nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Eksporti numër 1 i Kosovës në SHBA, janë dyshekët: E përfundova ditën time me një turne në fabrikën Comodita, ku këta dyshekë fillojnë udhëtimin e tyre për në Shtetet e Bashkuara. Shembull i shkëlqyeshëm se si avancimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, u sjell përfitim qytetarëve të të dy kombeve”, ka shkruar i pari i SHBA-së në Kosovë.

Ambasadori amerikan është pritur nga aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, dhe drejtori i Comoditas, Eroll Shabi.

Devolli i ka treguar diplomatit amerikan rrugëtimin dhe planet për rritjen e vazhdueshme të brendit të Comoditas përtej Atlantikut.

“Ne jemi shumë falënderues për mbështetjen që e kemi marrë nga dita e parë nga shteti amerikan dhe ambasada amerikane në Kosovë. Me këtë përkrahje amerikane ne ia kemi dalë që për një kohë shumë të shkurtër të bëhemi eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë dhe bindshëm më të mëdhenjtë nga Kosova drejt SHBA-së. Ky rrugëtim yni i përbashkët do të shkojë duke u rritur dhe forcuar edhe në të ardhmen” është shprehur sipërmarrësi Devolli.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika