Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bashkimin Evropian, Mark Gitenstein, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të planit evropian për Republikën e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Gitenstein ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. Ai ka përgëzuar Bajramin për hapin që ka ndërmarrë Kosova në rrugën drejt BE-së.

“Kënaqësi të takoja ambasadorin Bajrami dhe ta uroja Kosovën për hapin e ndëmarrë përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E ritheksova rëndësinë e zbatimit të planit evropian për Kosovën në rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar ai.

A pleasure to meet Ambassador Bajrami and congratulate Kosovo on a step forward to normalize relations with Serbia. I reiterated the importance for Kosovo to implement the agreement and advance on its EU path. pic.twitter.com/5hZ2rixDXq

— Ambassador Mark Gitenstein (@USAmbEU) March 23, 2023

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.