Ambasadori amerikan në Kosovë kërkon të bëhet më shumë për të pagjeturit

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, në ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ka thënë se qëndrojnë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeff Hovenier, në ditën kombëtare për personat e zhdukur, ka kërkuar që të bëhet më shumë që të gjendet drejtësia.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe 20+ vite më vonë, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe zgjidhje për këto familje dhe ato që humbën”, ka shkruar ai.

Të mërkurën e 27 prillit, në Kosovë po shënohet Dita e të Pagjeturve, ndërkaq fati i më shumë se një mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë ende nuk dihet.

Po ashtu, më 27 prill po shënohet edhe përvjetori i 23-të i masakrës së Mejës në Gjakovë, ku në vitin 1999, 376 persona u vranë e u masakruan nga forcat serbe në mënyrë mizore.

Ndryshe, 23 vjet më parë, brenda pak orësh është kryer ekzekutimi dhe një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.

Lufta në Kosovë, 1999

Forcat serbe kishin rrethuar Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës, ku vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës ishin lënë të hapura.

Në rreth 15 fshatra të Gjakovës kishte filluar ekzekutimi i të gjithë djemve dhe burrave, shtëpi për shtëpi.

Disa nga mbetjet mortore të viktimave janë gjetur në varreza masive nëpër Kosovë, kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

Pamje nga paslufta në Kosovë
Paslufta në Kosovë

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika