Ambasadori amerikan në Rusi përfundon mandatin, largohet nga Moska

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan është larguar nga Moska duke u tërhequr nga shërbimi publik. Ndërkaq, Elizabeth Rood do të marrë detyrat si e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë derisa të arrijë pasardhësi i ambasadorit Sullivan

Ilustrim

Ambasadori i shteteve të Bahskuara të Amerikës në Rusi, John J. Sullivan, ka përfunduar mandatin e tij si i dërguar i SHBA-së.

Ai është larguar nga Moska, të dielën e katër shtatorit, njofton ambasada amerikane në Rusi.

“Ambasadori i SHBA-së në Federatën Ruse John J. Sullivan ka përfunduar mandatin e tij si i dërguar i SHBA-së dhe është larguar sot nga Moska”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Sullivan ishte emëruar në dhjetor 2019 dhe ka shërbyer si ambasador për gati tre vjet.

Pas largimit të tij, ai do të tërhiqet nga një karrierë në shërbimin publik që ka zgjatur katër dekada dhe pesë presidentë amerikanë.

Kjo duke përfshirë shërbimin si Zëvendës Sekretar i Shtetit dhe në pozicione të larta në Departamentin e Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Tregtisë.

Ndërkohë, Elizabeth Rood do të marrë detyrat si e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë derisa të arrijë pasardhësi i ambasadorit Sullivan.

Ndërkaq, në lamtumirën e presidentit të fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev, Sullivan përfaqësoi SHBA-të, në Moskë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika