Ambasadori amerikan: Rusia nuk pyetet kur është fjala për vendimet e marra nga Bosnjë e Hercegovina

Murphy ka theksuar se angazhimi i SHBA-së ndaj BeH-së është i përhershëm dhe si i tillë, do të ruajë praninë e vet ndërkombëtare dhe praninë ushtarake ndërkombëtare. Sipas tij, Rusia nuk mundet të ndërhyjë në vendimet e BeH-ës

Ambasadori amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy

Ambasadori amerikan në Bosnjë e Hercegovinë, Michael Murphy, ka thënë se Rusia nuk pyetet kur është fjala për vendimet e marra nga Bosnjë e Hercegovina në lidhje me marrëdhëniet brenda marrëveshjeve, antarësimin në NATO apo atë në BE.

Murphy ka theksuar se angazhimi i SHBA-ve ndaj BeH-së është i përhershëm dhe si i tillë, do të ruajë praninë e vet ndërkombëtare dhe praninë ushtarake ndërkombëtare.

I pyetur në një intervistë për REL se a është i shqetësuar për situatën aktuale politike në vend, Murphy ka thënë se është më se e dukshme që BeH nuk po lëviz në drejtimin e duhur.

“Po, e ndajmë. Mendoj se nuk është sekret, do të thosha se është dukshme se Bosnjë e Hercegovina nuk po shkon në drejtimin e duhur dhe se kjo po ndodh tashmë për një periudhë të gjatë. Pra, nuk kalon asnjë ditë pa ndonjë retorikë të tmerrshme nga liderët politikë këtu, kërcënime për shkëputje, kërcënime për riorganizim territorial të vendit, apo retorikë luftënxitëse. Kjo është një mënyrë e tmerrshme, e papërgjegjshme për të drejtuar këtë vend”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se nuk është duke parë përparim në reformat për afrimin në BE.

Gjersa ka thënë se qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës po largohen nga vendi dita-ditës, Murphy ka theksuar se kjo mbetet një mënyrë e të treguarit qëndrimin e tyre. Sipas tij, 50 deri në 55 mijë njerëz largohen nga vendi çdo vit, disa për arsye politike e disa për ato ekonomike.

“Tani problemi është më serioz për shkak të situatës së keqe politike dhe të sigurisë dhe fajin për këtë e kanë vetëm liderët politikë, të cilët i kanë vënë interesat e tyre të ngushta etnonacionaliste dhe korruptive para nevojave të qytetarëve. Ndërkaq, njerëzve që i votuan u dhanë premtime, të cilat nuk i përmbushën”, ka thënë ai gjersa nuk ka lënë anash as gjërat optimiste.

“Pa marrë parasysh se ku shkoj, në Mostar, Banjallukë apo këtu në Sarajevë, vazhdimisht më impresionojnë njerëzit e këtij vendi, sepse ata e dinë saktë se ku dëshirojnë të shkojë ky vend. Ata janë rezistues, kanë frymë bashkëpunimi, e këtë e shoh te drejtuesit e rinj që shkojnë në SHBA për disa programe, e shoh këtë te sipërmarrësit, investitorët, gazetarët, studiuesit, aktivistët në luftën kundër korrupsionit. Këto janë gjëra të mira, pozitive dhe unë mendoj se këtë duhet ta kemi në mendje, sepse në këtë është edhe forca e këtij vendi. Një gjë tjetër është se ju keni një mik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, neve na intereson Bosnjë e Hercegovina dhe e tillë është situata për 25-30 vjet dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ne gjithashtu duam të sigurojmë dhe mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të këtij vendi dhe jemi të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin shumetnik të këtij vendi”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ambasadori Murphy ka theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar të qëndrojë në BeH.

Sipas tij, korrupsioni është problem i madh dhe serioz në Bosnjë e Hercegovinë dhe kjo është rritur përgjatë 13 vjetësh të qëndrimit të tij. Për këtë të fundit, ai ka thënë se është i vendosur të çrrënjosë problemin por e njëjta, nuk do të ndodhë brenda një dite, një muaji apo një viti.

“Ajo që po bëjmë dhe që duam t’u dërgojmë si sinjal liderëve politikë, është se do të jemi këmbëngulës, se nuk do të dorëzohemi. Këtë e them qartë në takimet me liderët politikë. Kjo është shumë e rëndësishme për SHBA-në dhe prandaj kemi përdorur sanksione për të luftuar korrupsionin, prandaj financojmë zyrat kundër korrupsionit, nuk do të ndalemi. Ka mossukses, por ne nuk do të ndalemi. Këmbëngulja është shumë e rëndësishme në këtë luftë”, ka thënë ai.

Disa prej liderëve politikë të BeH janë në listën e zezë amerikane, pikërisht për shkak të korrupsionit. Për këtë, Michael ka thënë se janë votuesit ata që mbeten të vendosin në zgjedhjet e tetorit.

“Një nga bukuritë e demokracisë është se qytetarët e vendit kanë çka të thonë, kanë mundësi çdo katër apo dy vjet, varësisht se për cilin cikël zgjedhor bëhet fjalë, të thonë, dua diçka ndryshe, nuk jam i kënaqur me atë që japin liderët politikë. Pra, kjo është mjaft e rëndësishme”, ka thënë Michael.

Sa i përket çështjes së ndikimit rus, Murphy ka thënë se çfarë po bën Rusia në këtë vend,  sipas tij është të punuarit kundër qëllimeve që duan të arrijnë qytetarët e këtij BeH-së.

“E dini, kur shikoni se çfarë po bën Rusia në Ukrainë dhe Evropë tani, me agresionin brutal dhe barbar kundër Ukrainës, mund të konkludoni se Rusia nuk kujdeset për interesat, jo vetëm të Evropës, por as të Bosnjë e Hercegovinës dhe as të Ballkanit Perëndimor. Nuk dëshiron që të shohë stabilitet, siguri, paqe dhe prosperitet në BeH. Problemi është në këtë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika