Ambasadori britanik bën thirrje për formimin e institucioneve: Kosova ka nevojë urgjente për Kuvend dhe Qeveri funksionale
Më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka arritur të formojë institucionet e reja shtetërore. Në këtë kontekst, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë një thirrje për veprim të menjëhershëm politik. “Më shumë se dy muaj prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje. Kosova […]
Më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka arritur të formojë institucionet e reja shtetërore. Në këtë kontekst, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë një thirrje për veprim të menjëhershëm politik.
“Më shumë se dy muaj prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje. Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të kërkojë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku për interesat kombëtare”, ka shkruar Hargreaves në X.
Procesi i konstituimit të institucioneve paszgjedhore ka hyrë në një ngërç. Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e planifikuar për t’u mbajtur më 17 prill, ka dështuar sërish të mbahet. Kjo seancë ishte vazhdim i asaj të 15 prillit, në të cilën nuk u arrit të votohej raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.















