Ambasadori britanik viziton ukrainasit që po trajnohen në Kosovë

Kampi i trajnimit të ekipit për deminim është vizituar nga Abbot, i cili ka thënë se të trajnuarit do të bëjnë ndryshime rrënjësore në vendin e tyre

ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott gjatë vizitës në trajnim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar ekipin e trajnimit për deminim, pjesëmarrës të së cilit, janë edhe disa ukrainas.

Përmes një postimi në Twitter, Abbott ka shkruar se këta ukrainas që po trajnohen do të bëjnë ndryshime rrënjësore në atdheun e tyre.

“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike “Friends of Ukraine EOD”, ka shkruar ai, gjersa ka shtuar se “burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, disa ukrainas kanë ardhur në Kosovë për të marrë trajnim intensiv nga instruktorë të deminimit.

Shumë vende të botës kanë ofruar strehim për qytetarët ukrainas në nevojë. Kosova radhitet në mesin e vendeve perëndimore që ka dënuar luftën ruse, e që njëherësh ka ofruar strehim për disa qytetarë dhe gazetarë nga ky vend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në maj të këtij viti. Gjatë takimit, ata kishin diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe çështjet e sigurisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika