Ambasadori Davenport përgëzon KQZ-në për rolin aktiv në procesin e reformës zgjedhore në Kosovë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, këtë të premte. Kryetari Radoniqi dhe ambasadori Davenport kanë diskutuar për procesin e reformës zgjedhore në Kosovë

Pamje nga takimi





Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka njotuar se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

“Radoniqi dhe Davenport diskutuan për procesin e reformës zgjedhore në Kosovë, pjesë e së cilës është bërë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke dhënë rreth 50 rekomandime për ndryshim në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje njoftohet se ambasadori Davenport ka përgëzuar KQZ-në për rolin aktiv në procesin e reformës zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë e OSBE-së për ta mbështetur Komisionin Kuvendor Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore.

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport

“Davenport shprehu bindjen se ligji aktual ofron një bazë të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por procesin e refomës zgjedhore duhet parë si një mundësi të mirë për ta forcuar kornizën ligjore”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash në njoftim thuhet se Radoniqi dhe Devenport kanë diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e deritashme që OSBE ka dhënë për KQZ-në.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika