Ambasadori francez nga Memoriali “Adem Jashari”: S’është koha që tensionet të rriten
Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka thënë se nuk është koha për të lënë tensionet të rriten Ai këtë e bëri të ditur nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, ku theksoi se gjatë ditës së shtunë ka vizituar memorialin e “Adem Jasharit” në Prekaz të Skenderajt. […]





Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka thënë se nuk është koha për të lënë tensionet të rriten
Ai këtë e bëri të ditur nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, ku theksoi se gjatë ditës së shtunë ka vizituar memorialin e “Adem Jasharit” në Prekaz të Skenderajt.
“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998”, ka thënë Gueort.
Ai theksoi se është ndierë i prekur nga madhështia e atij vendi dhe gjurmët brutale të dhunës brutale.
J'ai visité hier le mémorial d'Adem Jashari et de la soixantaine de proches tués en 1998. Émotion devant la solennité du lieu et les traces de la violence. 25 ans plus tard, il ne faut pas laisser les tensions remonter. pic.twitter.com/z3dQHCI8gG
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) November 13, 2022
E 25 vjet më vonë sipas tij nuk është koha për t’i lënë tensionet të rriten.
“I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Guerot në Twitter.




















