Ambasadori francez: Rregullorja e BQK-së të pezullohet, nevojiten më shumë informata e konsultime

Ambasadori francez, Olivier Guerot ka bërë thirrje për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së BQK-së deri sa të adresohen shqetësimet e komuniteteve e rregullohen çështjet teknike

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot në emisonin "FIVE". 06.02.2024

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka bërë thirrje për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë deri sa të adresohen shqetësimet e komuniteteve.

Në emisonin “FIVE”, ambasadori francez ka thënë se ndonëse vendet e QUINT-it përkrahin këtë rregullore pasi synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë megjithëse siç thotë ai gjatë kësaj periudhe tranzicioni duhet të ketë më shumë informim e konsultime para se të implementohet.

“Kërkesa jonë që e kemi bërë, ne dhe vendet e QUINT-it është që të bëhet një tranzicion para se të implementohet kjo rregullore, duhet të ketë më shumë konsultime dhe informata para se të implementohet. Ne bëjmë thirrje për pezullimin e kësaj rregullore për hir të informimit të duhur të popullatës, dhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve së mundshme teknike”, ka deklaruar Guerot.

Sipas ambasadorit francez, është e rëndësishme që të dy palët të ulen dhe të diskutojnë çështjet teknike para implementimit të kësaj rregulloreje dhe se kanali i vetëm sipas tij për zgjidhjen e kësaj situate është dialogu.

“Mendoj që është gjë e rëndësishme për të gjithë përkundër teknaliteteve, po flasim për pensionet, pagat dhe në mënyrën e duhur të funksionimit të shkollave dhe spitaleve që janë përdorur nga komuniteti serb në këtë vend. Rregullorja e BQK-së ka për qëllim të ketë më shumë transparencë dhe ne këtë e përkrahim, sidoqoftë e ka potencialin e një ndikimi direkt se si do të veprojë ky komunitet, si do të marrin pensionet ata njerëz, do të donim të ketë më shumë konsultime para se të implementohet e njëjta dhe një informim më i gjerë për njerëzit, është fjala për çështje konkrete që ndikojnë te një pjesë e madhe e njerëzve”, ka vijuar ai.

Ambasadori francez thotë se qeveria e Kosovës sikurse qeveritë demokratike duhet të gjejnë mënyra të duhura që kur të propozojnë diçka të mos ndalojnë diçka tjetër, në këtë rast transferet.

“Qeveria e Kosovës sikurse qeveritë demokratike kanë fuqinë për të bërë klauzola, kur gjërat janë të ndaluara, në një qeveri demokratike duhet të kërkojnë dhe të gjejnë mënyra se si gjërat të cilat propozojnë nuk ndalojnë gjërat tjera, si transferet. Duhet të ketë diskutime me njerëzit që kanë ndikim të drejtpërdrejtë, është fjala për paratë e serbëve, kanali i duhur është që të dialogohet”, ka theksuar ambasadori francez.

Ndryshe, Rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Ajo parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Me anë të kësaj rregulloreje, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika