Ambasadori gjerman: 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme në Kosovë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, duke thënë se 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Rohde në një postim në “X” ka shkruar se 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme.

“Përvjetori i fillimit të Operacionit “Forca e Bashkuar” të NATO-s para 25 vitesh nuk është arsye për feste .Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizorit e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë./Telegrafi

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika