Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të certifikuar Listën Serbe si pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme.

Aambasadori ka përgëzuar institucionet e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj zbatimit të ligjit.

“E mirëpres certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë se sundimi i ligjit zbatohet dhe nuk mund të minohet nga përshtatshmëritë politike. Ne presim të njëjtin zbatim të fuqishëm të ligjeve dhe rregulloreve gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij procesi zgjedhor”, ka shkruar Hargreaves.