Ambasadori Hill kërkon shpjegim nga Serbia, në lidhje me marrëveshjen me Rusinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka kërkuar sqarime nga Serbia në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Rusinë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill





Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen në mes të Serbisë dhe Rusisë, duke kërkuar sqarime për të. Ai e ka bërë të qartë se në këtë periudhë “askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë”.

“Prandaj është shumë e vështirë për ne të kuptojmë ekzistencën e një dokumenti apo protokolli të tillë, por shpresojmë dhe presim që të dëgjojmë më shumë për të dhe të shpjegohet në njëfarë mënyre”, citohet të ketë thënë ambasadori amerikan në Serbi.

“Duam të dëgjojmë se çfarë dëshiron të bëjë Serbia në të ardhmen dhe të shohim se çfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë me një vend që sulmoi brutalisht fqinjin e tij dhe madje, shfrytëzon kërcënimet për të përdorur forcën bërthamore. Ne duam të kuptojmë se në çfarë mbështetet bashkëpunimi midis Serbisë dhe Rusisë”, vijoi ambasadori Hill.

Hill tha se nuk është koha për marrëveshje me një shtet siç është Rusia, e cila sipas tij, është duke kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

“Nuk guxojmë të harrojmë se Rusia po kryen agresion kundër Ukrainës tash e shtatë muaj dhe po e forcon fushatën duke mobilizuar 300 mijë njerëz, duke organizuar referendume të paligjshme për shkëputjen e pjesëve të Ukrainës dhe po kërcënohet me armë të shkatërrimit në masë. Kjo nuk është koha për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe ajo marrëveshje e nënshkruar dërgon mesazh tërësisht të kundërt, pavarësisht asaj që ka thënë Serbia se nuk do të njohje referendumet e organizuara nga Rusia”, tha Hill.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov, kanë nënshkruar një marrëveshje për ta koordinuar politikën e jashtme për të dyja vendet.

Në lidhje me këtë marrëveshje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është shprehur se marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov, duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika