Ambasadori Hill paralajmëron Serbinë për marrëdhëniet me Rusinë
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur për veprimet e Serbisë dhe vazhdimin e raporteve të Beogradit me Moskën zyrtare, pavarësisht luftës së paprecedent që Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës. Hill ka thënë se është plotësisht e paqëndrueshme që Serbia t’i vazhdojë marrëdhëniet e mira me Rusinë, duke qenë se shteti rus […]
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur për veprimet e Serbisë dhe vazhdimin e raporteve të Beogradit me Moskën zyrtare, pavarësisht luftës së paprecedent që Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës.
Hill ka thënë se është plotësisht e paqëndrueshme që Serbia t’i vazhdojë marrëdhëniet e mira me Rusinë, duke qenë se shteti rus ka shkaktuar kaos në gjysmën e botës.
“Serbia është një vend që krenohej me marrëdhëniet shumë të mira me vendet anembanë botës, përfshirë edhe Rusinë. Është krejtësisht e paqëndrueshme të vazhdohen marrëdhëniet e mira me Rusinë. Rusia krijoi kaos në gjysmën e botës, shkaktoi probleme të mëdha për të gjithë”, ka thënë Hill, raporton Euronewsalbania.















