Ambasadori Hill viziton Luginën e Preshevës, pritet nga kryetari Arifi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, po vazhdon vizitën e tij në Luginën e Preshevës, ku është pritur nga kryetari Shqiprim Arifi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në kuadër të vizitës së tij në Luginën e Preshevës, është takuar me kryetarin Shqiprim Arifi.

Kështu ka bërë të ditur vetë Arifi përmes një videoje të publikuar në Facebook, teksa shihet pritja e ambasadorit Hill.

Ndryshe, edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Kamberi e ka pritur ambasadorin Hill në Bujanoc.

Temat që u diskutuan në mes tyre janë zhvillimet politike rajonale, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.

“Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka njoftuar Kamberi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-ja i qëndron pas marrëveshjes së Ohrit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa shton se duan të shohin zbatimin e plotë të saj.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media gjatë vizitës në Bujanoc.

“Është shumë e rëndësishme që qytetarët duhet të dinë se çfarë po ndodh me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të janë shumë të interesuara për suksesin e kësaj marrëveshjeje, ne qëndrojmë pas saj dhe duam ta shohim zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.”

Sipas tij, qëllimi i dialogut është zgjidhja e problemeve midis dy vendeve fqinje.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhet ndonjë çështje tjetër, çështje të pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit”, ka thënë Hill në Bujanoc.

“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, theksoi ambasadori amerikan.

I pyetur nga gazetarët për letrën e kongresmenëve amerikanë të cilët pas takimit me politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, i kërkuan sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken që të formojnë një komunitet të komunave shqiptare, Hill tha se respekton atë që thonë kongresmenët, por sipas tij, një komunitet i tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika